Poezi Shqiptare

  1. ...Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi kėtė gjuhė tė Perėndis, trashigim, qė na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis; edhe atij iu thaftė, po, goja, qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore; qi n’gjuhė t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’vetėn e len mbas dore...

Gjergj Fishta

 

Vaso Pasha

O moj Shqypni

  1. O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

  2. Kush tė ka qitė me krye n’hi?

  3. Ti ke pas qenė njė zojė e randė,

  4. Burrat e dheut tė thirrshin nanė.

  5.  

  6. Ke pasė shumė t’mira e begati,

  7. Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

  8. Gja e vend shumė, ara e bashtina,

  9. Me armė tė bardha, me pushkė ltina,

  10. Me burra trima, me gra tė dlira;

  11. Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!

  12.  

  13. Kur kriste pushka si me shkrep moti,

  14. Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti

  15. Ke qenė pėr luftė e n’luftė ka dekun

  16. E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.

  17. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,

  18. I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;

  19. Ndėr lufta t’rrebta gjithėkund ka ra,

  20. Me faqe t’bardhė gjithmonė asht nda!

  21.  

  22. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  23. Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,

  24. Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet

  25. E nji fjalė t’ambėl askush s’ta flet.

  26. Si mal me borė, si fushė me lule

  27. Ke pas qenė veshun, sot je me crule,

  28. E s’tė ka mbetun as em’n as besė;

  29. Vet e ke prishun pėr faqe t’zezė!

  30.  

  31. Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,

  32. Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;

  33. Ca thonė kam fe ca thonė kam din;

  34. Njeni: jam turk, tjetri: latin

  35. Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,

  36. Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerė!

  37. Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

  38. Pėr me ju damun me ju vorfnue!

  39.  

  40. Vjen njeri i huej e ju rri n’votėr,

  41. Me ju turpnue me grue e motėr,

  42. E pėr sa pare qi do t’fitoni,

  43. Besėn e t’parėve t’gjith e harroni,

  44. Baheni robt e njerit t’huej,

  45. Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

  46.  

  47. Qani ju shpata e ju dyfeqe,

  48. Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!

  49. Qani ju trima bashkė me ne,

  50. Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!

  51. E s’i ka mbetun as bukė as mish,

  52. As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;

  53. As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,

  54. Por asht rrėzue e bamun trokė!

  55.  

  56. Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

  57. M’ata sy t’bukur q’dini me qa,

  58. Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,

  59. Qi mbet’ e shkretė pa em’n, pa nder;

  60. Ka mbet e vejė si grue pa burrė,

  61. Ka mbet si nanė, qi s’pat djalė kurrė!

  62.  

  63. Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekė

  64. Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?

  65. Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,

  66. Qi njeri i huej ta shklasė me kam?

  67.  

  68. Nuk, nuk! Kėtė marre askush s’e do

  69. Kėtė faqe t’zezė gjithkush e dro!

  70. Para se t’hupet kėshtu Shqypnia,

  71. Me pushkė n’dorė le t’desė trimnia!

  72.  

  73. Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

  74. Tė gjithė si vllazėn n’nji besė shtėrngoniu,

  75. E mos shikoni kisha e xhamia:

  76. Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

  77.  

  78. Qysh prej Tivarit deri n’Prevezė,

  79. Gjithkund l’shon dielli vapė dhe rreze,

  80. Asht tok’ e jona, prind na e kanė lanė

  81. Kush mos na e preki, se desim t’tanė

  82. Tė desim si burrat qė vdiqnė motit

  83. Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.

Vaso Pasha, 1878

 

 

Poezi nė dhe tė huaj

  1. M'pikuan lotėt n’tok me ran mos harro atė ditė moj Nanė…

  2. N`ditė me diell nė Ditė Gzimit Mora Rrugėn e Mėrgimit…

  3. Sot s’kam gėzim as nuk kam gas, as prej mallit s’mund tė flas…

  4. Prandaj jam ul e po t’shkruaj Djali yt prej dheut t’huaj…

  5. Tė tregoj Nėnė pėrnjimend asgjė s'ėsht si nė vendin tem…

  6.  

  7. Qysh kam ardh kėtu mallkoj vehten mėrzia po na shkatrron jeten…

  8. Kėtu Hana rrin e fsheht, kėtu Qielli ėsht i errtė …

  9. As Dielli nuk jep ndriēim s’ėsht si aj Dielli i Vendit tim…

  10. Kėtu Luleve s’iu vjen er, kėtu s'ka vjesht as s’ka pranver…

  11. Ka veē Dimėr e Vap e shkret mos me mujt njė nat me fjet...

  12.  

  13. Kėtu s’ka qef veē gjum e punė pa mirsi e shum zollum…

  14. Kėtu jan njerzit si bagėtia nga njė jave nuk shkojn tė shpia...

  15. Tash Nan shum nuk po tė shkruaj djali yt prej dheut huaj…

  16. Sa her tė duash mem kujtue puth dheun qė m’ka rrit Mue...

  17. Dhe mos harro se nji ditė kam me u kthye